Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Europian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Brukselit. Kështu ka deklaruar lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me Ambasadorin Bullgar në Shkup, Zheljazko Radukov.
Sipas komunikatës së BDI-së, gjatë takimit është thënë se komuniteti bulgar në Maqedoninë e veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë.
BDI
Prioritet i BDI-së është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit europian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë janë përcaktime të BDI-së dhe do të angazhohet në mbështetje dhe zbatim të tyre.
Gjatë takimit Ahmeti dhe Rudakov, sic potencohet në komunikatë, është diskutuar edhe situata politike në vend. Ali Ahmeti, ka ngritur shqetësime, sic thuhet, për tendencën e qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe Gjykatës mbivotuese Kushtetuese për ta cënuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit, frymën e saj dhe kohezionin shoqëror në vendin tonë duke imponuar supremaci etnike.
BDI
Kjo është e papranueshme. Shqiptarët “e ndershëm” dhe preferencial të zgjedhur nga VMRO DPMNE, ngrenë dorë nga Europa, por edhe nga barazia, duke i nënçmuar dhe poshtërsuar shqiptarët për kolltuqet dhe motivet e tyre korruptuese.
Ndërkaq, paralajmërimi për vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Maqedoninë e Veriut, ndodh në kohën e përpasjeve të nxehta pozitë-opozitë lidhur me rrugën evropiane të vendit. Krahas planit të rritjes, padyshim se temë e vizitës së saj do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese.
Vizita e Von der Leyen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Kryeministri Mickoski paralajmëroi se do t`u dërgojë një letër institucioneve evropiane, për të kërkuar, sic tha, zgjidhje dinjitoze për RMV-në.
Lidhur me letrën për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, Kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani tha se përmbajtja e letrës ende nuk është përpiluar, kurse opinionit do t`i prezantohet pas zgjedhjeve në Bullgari.
Nga ana tjetër, lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, disa herë ka kërkuar seancë urgjente në Kuvend, ku Mickoski duhet t`i bëjë publike planet e Qeverisë për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. /tvklan.mk