Ahmeti priti në takim përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Ana Lirman, ministre për Europë në Republikës Federale të Gjermanisë, Laurence Boone, sekretare shtetërore të angazhuar për Europë në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës dhe Shimon Shinkovski vel Senk, ministër për çështje europiane në Republikën e Polonisë, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut.
Në fokus të këtij takimi, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, kanë qenë rrethanat jetike në të cilat ndodhet Maqedonia e Veriut për të përshpejtuar hapin drejt integrimit europian, si rëndësia e miratimit të ndryshimit kushtetuese, zgjidhja përfundimtare të kontestit me Bullgarinë mbi shembullin e pajtimit franko-gjerman, përkushtimi për zbatimin e reformave të brendshme, procese këto që kërkojnë kompaktësi veprimi.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka elaboruar para përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç thuhet,  iniciativën e ndërmarrë nga ana e subjektit të tij për krijimin e një fronti europian, insistimin e vazhdueshëm për reflektim nga ana e të gjithë palëve për tejkalimin e këtij ngërçi duke besuar se edhe në rradhët e VMRO DPMNE-së opozitare ka forca europiane që mendojnë për të mirën e vendit dhe nuk e duan izolimin e tij./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share