Ahmeti: Po zhvillohen negociata mes Kovaçevskit dhe Taravarit

KOVAÇEVSKI: NUK DO TË KETË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Zhvillimet politike nuk kishte si të mungonin as edhe në këtë ditë feste. Gjatë akademisë solemne të organizuar për 28 nëntorin kreu i BDI-së u pyet edhe hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ahmeti tha se negocitat për po i zhvillon kryeministri Kovaçevski dhe vetë kreu i ASH-së, Arben Taravari. Ndërsa tha se detajet për ndarjen e resorëve akoma nuk janë diskutuar.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti rikonfirmoi sot se, kryeminsitri Dimitar Kovaçevski është duke zhvilluar negociata me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për hyrjen e kësaj partie në Qeveri. Ai tha se ende nuk janë diskutuar detajet në lidhje me atë se, me cilët resorë do të drejtojë ASH-ja, në rast se arrihet marrëveshje përfundimtare. I pyetur nëse BDI do të heq dorë nga ndonjë ministri për zgjerimin e Qeverisë, Ahmeti tha se këto janë detaje të vogla.

“Ky zhvillim nuk ka të bëjë me interesa të ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar në integrimet evropiane. Zoti Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, ende nuk është biseduar për detaje, me rëndësi palët kanë shprehur vullnet për një proces që do unifikim, që do koordinim” – tha Ali Ahmeti.

Ndërkohë, sa i përket kërkesës së VMRO – DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme, Ahmeti tha se vendi ndodhet para detyrave më të rëndësishme momentalisht, duhet të përfundojë procesin e skriningut dhe të fillojë negociatat për anëtarësim. Edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka thënë sot se, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, ato do të jenë të rregullta, sepse ai është termini i rregullt. Ka kaluar koha kur në shtet mbaheshin zgjedhje çdo vit dhe vetëm për atë që dikush dëshiron të zbatojë agjendë të vet politike” – tha Dimitar Kovaçevski.

VMRO – DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike në vend, me pretendimin se nëse fitojnë në zgjedhje, kanë planë për tejkalim më të lehtë të krizave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share