Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë homazhe tek varri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 79 vjetorin e lindjes së tij.
“Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.
Me anëtarët e familjes së nderuar Rugova evokuam bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën SHBA-të dhe Europa.
Do ta kujtojmë përjetë me mall e krenari duke patur frymëzim vitet e jetës që ia kushtoi lirisë e përparimit të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Presidentit Rugova!”, shkruajti Ahmeti./KlanMacedonia