Ali Ahmeti në press konferencën për media sot pas shpalljes së kandidatit për president, Bujar Osmani tha mes tjerash se Osmani është personalitet i Kalibrit Evropian.
“Ideja nuk është e para dy viteve, që nga kongresi i vitit 2022 por ne i pëcjellim të gjitha zhvillimet se si në Maqedoninë e Veriut kemi më shumë afërsi për të krijuar një ambient për shtetin që presidenti i republikës të zgjidhjt në Kuvend duke u avancuar edhe me zëvendëspresident. Me këtë hap ne do të arrijmë të kursejmë edhe thesarin e shtetit sepse për një cikël zyrtar presidencial duhet miliona euro kështu që efekti mendojmë se do të ishte me mesazh të fortë që do të ndikonte në përafrimin e komuniteteve. Në nder të Maqedonisë së Veriut të gjithë ne duhet të mbështesin një personalitet të Klaibrit Evropian, siç është Bujar Osmani i cili me dinjitet ka përfaqësuar shtetin, ka menaxhuar përballje shumë të forta në këtë rast edhe me Rusinë, dhe pres përkrahje sepse është një kaliblër dhe personalitet i mirfilltë për të përfaqësuar shtetin si president”, tha Ahmeti. /tvklan.mk/