Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Shipkovica ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve duke thënë se flamuri i shqiptarëve asnjëherë nuk është përkulur.
Ai falënderoi nënat po edhe të gjithë banorët e Shipkovicës që ushqyen ushtarët e UÇK-së.
Shtoi se flamuri asnjëherë nuk përkulet sepse është ujitur me gjak.
“Ky flamur nuk ulet e përkulet sepse u vadit dhe u ngrit edhe me gjakun e Xhemil Abdurahmanit. Mërgata shqiptare është dëshmuar në vazhdimsi se është e lidhur me tokën arbrore. Ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimatre Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë të Preshevës e Medvegjës. Simbolika është ashtu siç e furnizuan me mjete të punës, po ja ngrisin edhe një përmendore në përkujtim të gjakut të tij, në përkujtim të flamurit. Ky flamur në fushën e tij të kuqe, e ka edhe gjakun e Xhemilit. Lavdi e përjetshme”, deklaroi Ahmeti.