Ahmeti në Ohër: E rëndësishme që palët të dakordohen

Osmani: Maqedonia e Veriut, rol në stabilitetin e rajonit

Padyshim që këto këshilla që i jep Ali Ahmeti me vëmendje duhet i ketë dëgjuar kryeministrit i Kosovës, Albin kurti i cili pas disa orësh do të niste takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Por megjithatë për vetë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti më e rëndësishme është arritja e dakordimit mes palëve sesa vendi se si dh ku do të nënshkruhej marrëveshja.

Me rëndësi është dakordësia ne mes palëve për marrëveshje dhe le të nënshkruhet atje ku edhe ka filluar si iniciativë, në Paris a në Berlin, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që palët sot të dakordohen mbi këtë marrëveshje”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

E në Ohër po qëndron edhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Ky i fundit e cilësoi Maqedoninë e Veriut si lojtarë kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Nëpërmjet shembullit tonë, vlerave tona, ne po i japim kontribut stabilitetit në rajon dhe vendimi që këtu të mbahet dialogu, vendimi që RMV të bëhet partner i SHBA-së dhe BE-së në dialog, flet në vete për këtë rol të ri të shtetit tonë”, tha Bujar Osmani.

Vëmendja vijon të mbetet në Ohër, me shpresë që ky qytet do të prodhoj edhe një marrëveshje të famshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share