Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të FPD 2023 ishte pjesë e panelit me temë, “Rruga drejt Prespës: Mësime të nxjerra dhe perspektiva”, përcjell KlanM.
Ahmeti, në fjalën e tij, sqaroi rrugën që solli deri tek nënshkrimi Marrëveshjes së Prespës me Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Sipas tij, atëkohë, palët zgjodhën prosperitetin dhe integrimin euroatlantik.
“Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE sepse ne jemi dëshmitarë se këtu përplasen edhe shumë shpata nga Lindja dhe çdo ndikim, përveç diellit, asnjë ndikim nuk është i favorshëm për ne. Jorastësisht, qarqe të larta janë të interesuara që Maqedonia të mos gjejë rehati, stabilitet, të krijohet pasiguri. Sigurisht, çdo zhvillim i mbrapshtë në RMV mund të ketë ndikime edhe në vendet përreth, me të cilat ne kufizohemi”, deklaroi Ahmeti në panelin në kudaër të Forumit të Prespës për Dialog./KlanMacedonia