Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Unë në fushatë nuk kam prekur asnjë me fjalë, Mickoski ia nisi i pari dhe unë iu përgjigja!

I ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme që do të ndodhin nga 8 maji, duke përfshirë edhe ndryshimet në vokabular. Ai ka theksuar se ka nënshkruar një amnisti të rëndësishme mes palëve, e mbështetur nga SHBA dhe BE, dhe ka kërkuar garanci për mosdhunimin e shqiptarëve pas shpalljes së saj.

Në një akt simbolik të thellë, lideri ka nxjerrë gjaketën e tij si dëshmi e angazhimit për paqe dhe ka kërkuar që kjo të mos harrohet. Duke u ndalur në historinë e tij personale dhe rrënjët e tij, lideri ka shpjeguar se nuk është në politikë për të prekur dikë personalisht, por për të arritur objektiva të qarta si anëtarësimi i vendit në BE, ndryshimi i kushtetutës dhe votimi i ligjit për vetingun. Ai ka bërë thirrje për një hetim të hapur mbi qeverisjen 22-vjeçare të BDI-së, duke përfshirë veten dhe funksionarët e tjerë, duke theksuar se vendi është fituar me gjak dhe se ai është i përkushtuar për të mbrojtur integritetin e tij.

“Nga 8 maji do të ndryshojnë edhe vokabularet. Unë kam nënshkruar amnestinë mes palëve, që është nënshkruar dhe nga SHBA-të dhe BE-ja, unë askohe jam ulur me përfaqësuesit gjeneral, dhe kam thënë pas shpalljes së amnestisë janë vrarë shqiptarët dhe unë kërkoj nga ju a më garantoni ju mua që kjo sdo të ndodhë, dhe e kam nxjerrë gjaketën time e cila ka qenë me gjakun e një mikut im, dhe nëse ndodh dicka ta kujtoni këtë gjak, ai e ka marrë dhe ka bërë foto të cilën pas 20 viteve e ka publikuar.
Këtu është bërë interpretimi autentik i amnestisë dhe është mbyll përfundimisht. Kështjella ku jam rrit unë jo drutë i ka pas të djegun po edhe gurët i ka pasur, unë nuk bëj fushatë të prek dikën, Mickoski më preku i pari dhe unë ju përgjigja, programi i frontit është anëtarsimi i vendit në BE, ndryshimi i kushtetutës, të votohet ligji për vetingun.
Kemi kërkuar të hapet hetim për 22 vjet të qeverisjes së BDI-së, nga unë dej te funksionari më i vogël. Ky është vendi im me gjak e kam fituar, unë nuk vij prej teatri”, tha Ahmeti./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share