Ahmeti: Mickoski nuk e ka asnjë ditë në krye të shtetit, le të mos nis betejë pasi me mua nuk mund t’i dalë në fund!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte në emisionin debatues “Click Plus” në TV21 tha se lideri i VMRO-DPMNE-së ka bërë gabim, dhe për këtë shkak i ka thënë se është i ri dhe duhet me kujdes t’i dëgjojë deklaratat e tij, e jo ta provokojë.

Ahmeti vlerëson se Mickoski nuk ka bërë asgjë të mirë që ka dalë në tubimin e partisë së tij dhe ka kërkuar të mos u jepet asnjë votë kandidatëve të Frontit Evropian.

“Ai nuk duhej ta fillojë këtë betejë, pasi me mua nuk mund të dalë në fund, unë nuk e kam provokuar, por thash një të vërtetë se ai ende nuk ka asnjë ditë në krye të shtetit. Ai është shtatë vite opozitë dhe nuk di si të udhëheq me shtetin, ai nuk di si të ndërtohen institucionet, ne jemi shtet dhe mbajmë përgjegjësi për udhëheqje të shtetit, mbajmë përgjegjësi që të mos ketë dallime ndërtetnike, mbajmë përgjegjësi të mos bëjmë thirrje të votohen ose të mos votohen kundër këtij ose kundër atij. Populli është ai që vendos dhe aspak nuk është fyerje për Hristijan Mickoskin, por është këshillë nga një njeri, që ka 22 vite përvojë në jetën organizative politike dhe udhëheqje të shtetit”, thotë Ahmeti.

I pyetur për deklaratën e sotme të kryterait të VMRO-DPMNE-së, i cili tha se Ahmeti pas zgjedhjev do të shkojë në pension politik, lideri i BDI-së tha se Mickoski nuk vendos se kush ëshët për pendison, por qytetarët.

“Për pension nuk vendos Hristijani, por qytetarët. Ne jemi në garë, gara do të konfirmojë se kush ku. Ta përkujtoj Hristijan Mickoskin se unë si ai deir tani nëntë politikanë kam pensionuar…Mirë është të mos shpejtojë me këtë vlerësime…”, thotë Ahmeti.

Sipas tij, partitë më të mëdha politike duhet të kenë edhe përgjegjësi më të madhe, dhe të jenë ata që avancojnë me qëllim që të afrohen qytetarët.

“Flas për të kaluarën dhe gabimet nga e kaluara nuk guxojmë të lejojmë të na përsëriten, siç tha Mickoski, mos e votoni kandidatin e Frontit, mos e votoni Ali Ahmetin, mos e votoni BDI-në ose edhe me fyerje tjera në fushatë. Ka ende paragjykime te komuniteti maqedonas, komuniteti më i madh. Me çdo avancim të të drejtave të shqiptarëlve dhe komuniteteve më të vogla, siç është ai turk, boshnjak, rom, ndjehet brengosje se do t’u merret shteti, gjë që nuk është ashtu. Marrëveshja e Ohrit, të drejtat e komuniteteve që i kanë fituar, vetëm e përforcojnë shtetin, e betonizojnë shtetin, pasi rritet lojaliteti i qytetarëve ndaj shtetit”, tha Ahmeti.

Për brohoritjet UÇK në tubimin e djeshëm në Shkup, ai tha se ato janë natyrore, pasi pa UÇK-në, nuk do të ekzistonte Maqedonia e sotme.

“Para 15 viteve nga sheshi i njëjtë bëra thirrje për një minut heshtje për të gjitha ushtarët e rënë të UÇK-së. Për këtë shkak, kur i dëgjova të rinjtë, të cilët brohoritnin UÇK, sigurisht se me kthyen në vitin 2001, por sigurisht se ky shesh ka qenë plotë me njerëz të ardhur nga katër anët, patriotë, që të japin përkrahje për një filozofi, për një platformë të cilën e ndjejnë si të tyre dhe brohoritjet UÇK janë natyrore, pasi pa UÇK-në nuk do të ekzistonte Maqedonia e sotme, e tillë siç është, ose as nuk do ekzistonte fare. UÇK-ja ishte ajo që e ndryshoi statustin politik, juridik të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të komuniteteve tjera, të cilat ishin të pranishme aty dhe për herë të parë këto komunitetet kanë hyrë në një front, pasi edhe ata kanë parë se UÇK-ja edhe atyre ua ndryshoi statusin politik dhe juridik, dhe ata morën disa të drejta të tyre, pa marrë parasysh se pas 20 viteve, por tani është momenti adekuat, ky moment i rëndësishëlm për ta, por më shumë për ne si komuniteti më i madh në vend. Nuk ka nevojë të turpërohemi me brohoritjet UÇK në të gjitha sheshet dhe qytetet në Maqedoni”, deklaroi Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share