Ahmeti me mesazh për takimin në Ohër: Të mos përsëritet rasti i Bosnjës

Sellcë, shënohet “Pranvera e dinjitetit”

Në fshatin Sellcë të Tetovës filloi manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit” për nder të të rënëve në luftën e vitit 2001 në Malësinë e Tetovës. Të pranishëm në manifestim ishin figura të njohura politike, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u ndal tek takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ahmetit në rast të një marrëveshje mes palëve nuk duhet të përsëritet rasti i shtetit të Bosnjës dhe Herecgovinës.

“Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, ne inkurajojmë edhe autoritetet Kosovës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit e Presidentin, parlamentar e opozitar që më 18 mars në Ohër të merret vendimi i qëndrueshëm e i drejtë, që përfundimisht Kosova të hyjë në rrugën e pakthim pas drejt integrimit në strukutrat botërore si në OKB, NATO dhe BE. Ne inkurajojmë autoritetet që pa hezitim të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ne na kanë pas. Por apelojmë gjithashtu te komuniteti ndërkombëtar, tek ndërmjetsuesit për këtë marrëveshje të pajtimit të mos ndodh rasti i Bosnjës, ku Bosnja është një shtet jofunksional dhe shembull i keq, prandaj çdo zgjidhje që do të arrihet më 18 mars në Ohër, të jetë në shërbim të zgjidhjes, të paqes së qëndrueshme dhe në pajtueshmëri të plotë me autoritetet e Kosovës si përfaqësuesë legjitim të mijëra e mijëra sakrificave”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share