Ahmeti mbledh bashkëpartiakët në takimin e fundvitit

I FALËNDERON QË NUK LEJUAN TË MPOSHTET AS NË LEGALITET

Fjalimin në takimin e fund vitit me bashkë-partiakët, Ahmeti e filloi me falënderim ndaj tyre, sepse siç tha ai, nuk lejuan që të mposhtet as në legalitet.

”E mandej drejtoi edhe mesazh deri tek partitë politike maqedonase. I rikujtoi se gjithmonë BDI e ka pas dorën e zgjatur derisa qëllimi ka qenë përparimi i shtetit. Ahmeti edhe një herë në fjalimin e tij i kushtoi vëmendje të veçantë Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës si dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. E kishte moderuar edhe një fjali të famshme të Gjergj Fishtës, për tua tërhequr vëmendjen partive maqedonase se edhe BDI punon për interesin kombëtar” – tha Ali Ahmeti.

”Ne vërtetë kemi Bajram e Pashkë të ndarë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Unë ua thash mu në tryezë partive politike; Ne vërtetë gjuhë e traditë i kemi të ndarë por Maqedoninë e kemi bashkë” – tha Ali Ahmeti.

Ahmeti theksoi edhe një herë nevojën që drejtësia më në fund të funksion. Tha se për këtë qëllim organizatat joqeveritare dhe mediat mund të gjejnë mbështetje në BDI. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share