Ahmeti: Mbi 30 mijë vota epërsi ndaj VLEN-it, jemi forca e dytë politike në vend!

Në një konferencë për mediat lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetik ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një hap drejt standardeve demokratike dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë e kontributit të votuesve dhe aktivistëve të Frontit Europian, duke e cilësuar atë si një punë të shkëlqyer që ka rezultuar në një fitore të rëndësishme për partinë. Duke folur për rezultatet preliminare, Ahmeti ka shprehur optimizëm për të fituar një mandat të 20-të, duke shtuar se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla.

“Faleminderit të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë proces zgjedhor, janë zgjedhje të cilat kaluan në një standart demokratik i cili duhet akoma që të përparohet sespe jemi në prag të anëtarsimit në BE. Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë shefat e shtabeve të frontit, që kanë bërë punën më të skëlqyshme që ne të dalim fitimtar dhe krenar.
Të gjithë këta aktivista na kanë bërë krenarë sepse jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota.
Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kaudër të Frontit janë alternativa e vetme për integrimin e vendit në BE.
Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20.
Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që kanë votuar sepse kjo është rregull e demokracisë, ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim, dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët shumica e shqiptarëve dhe komunitete te të vogla të cilët i falenderojmë, dhe është hapi i parë drejt stazave të misionit për drejtimin e vendit tonë në BE.
Sot shteti jonë ka nevojë për stabiltit, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE.
Ne mbetemi front i fortë i anëtarsimit në BE, andaj do të doja t’i falenderoj edhe një her të gjithë votuesit dhe familjet e tyre dhe aktivistat për punën dhe kontributin në këtë proces zgjedhor”, tha Ahmeti/tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share