Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ahmeti shkruan se çdo shtator sjell frymëzim për madhështinë e dijes dhe edukimit të brezave të rinj, pasi dija është rruga e sigurtë drejt suksesit.
Statusi i plotë:
”Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës,
Vetëm përmes dritës së dijes, popujt u kanë mbijetuar sfidave të tjetërsimit dhe kanë arritur shtigjet e përparimit.
Arsimimi ka qenë dhe mbetet shtylla e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar, andaj me rastin e vitit të ri shkollor 2023/2024 ju uroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në realizimin e aspiratës për proces cilësor edukativo – arsimor. Çdo shtator është rikujtim frymëzues për madhështinë e misionit të dijes, profesionit të mësuesisë ndër shekuj dhe garancë se rruga e përparimit të vendit nuk do të ndalet.
Ky vit i ri shkollor gjen vendin me kushte bashkëkohore të mësimnxënies, edhe më të përkushtuar në shërbim të misionit jetik të dijes. Nxënës të dashur, dija është rruga e vetme e sigurt drejt suksesit, andaj përkushtojuni në këtë rrugëtim, dëgjoni mësimdhënësit dhe prindërit që të jeni në shërbim të ardhmërisë së shëndoshë të vendlindjes suaj” – shkruan Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/