FESTA E 7 DHE 8 MARSIT
Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së organizoi manifestimin me moton “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit”.
Historia na rastisi që në vazhdimësi të shkelim në shtigje të pa hapura, por e rëndësishme është që të lësh gjurmë – tha në fjalimin e tij Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu drejtuar manifestimit “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” në organizim të Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së.
“Kështu na rastisi historia që në vazhdimësi të shkelim nëpër shtigje të pa hapura. Por, cfarë është e rëndësishme të hapish shtigje të pa hapura, e rëndësishme është që të lësh gjurmë, për shkak se në rrugë të hapur ec gjithkush, kurse në shtigje të pa hapura është vështirë dhe në këtë ëvshtirësi, gjurmët kanë mbetur. Ne e nisëm me Teutën si deputete të parë dhe sot mbi 40% të Kuvendarëve, të deputetëve në parlamentin e RMV-së janë gra shqiptare”, tha Ali Ahmeti.
Manifestimit iu drejtuan edhe mysafire nga Shqipëria dhe Kosova sikurse Deputetja në Kuvendin e Kosovës dhe Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadriaj dhe Etilda Gjonaj deputete në Parlamentin shqiptar.
Sipas Gjonajt, në dy vitet e fundit rajoni ynë është sfiduar me cështjet e paqës, sigurisë dhe jetët e grave, duke përmendur diskutimet për manifestimet e ndryshme të dhunës dhe format më të rënda të femicidit. Sipas saj, gratë kanë nevojë për një tablo më të gjerë për të ndërmarrë masat.
“Nëse prezenca ime sot këtu dhe prezenca e Times nuk është rastësore për të ndarë këto mesazhe me ju, por është edhe për të treguar konkretisht që ne përtej kufijve gjeografik por për faktin që jemi një zemër, një komb – jemi këtu për të mbështetur njëra-tjetrën, sot dhe nesër”, tha Etilda Gjonaj.
Nga Sekretariati për mundësi të barabarta të BDI-së, në manifestimin e sotëm, me mirënjohje dhe dhurata u nderuan mësueset në trevat shqiptare të vendit./tvklan.mk