Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin vjetor komentoi disa publikime të akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ku thuhet se ai ka mbështetur idenë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbime territoriale me Serbinë.
Ahmeti tha se gjaku i shokëve të tij nuk lejon të bëj pazare me tokat e shenjta shqiptare.
“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshim të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi, është gjak i Fazli Grajçevcit, gjak i Rexhep Malës, është gjak i Fehmi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fari Fazliut, Luan Haradinajt, i qindra e mijëra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lejon që të bëj pazare me toka të shenjta shqiptare”, tha mes tjerash Ahmeti.