Ahmeti: Gjaku i familjes Jashari u bë dritë për Kosovën e lirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,Ali Ahmeti, shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi, deputetë dhe ministra, sot bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ahmeti në deklaratën e tij për media tha se sakrifica e familjes Jashari do të përkujtohet gjithmonë, sepse më gjakun e tyre erdhi liria e Kosovës, duke i bërë ballë një gjenocidi të frikshëm i cili ndodhi në ato vite në Kosovë.

“Sot kur po bëhet çerek shekulli nga rënia heroike e familjes Jashari. Po bëjmë homazhe këtu, në këtë vend të sakrificës, po përkujtojmë ata që me gjakun e tyre ndritën një komb të tërë. Gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën dhe triumfoj ndaj gjenocidit për një Kosovë të lirë. Gjaku i Jasharajve është vetë liria e Kosovës”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share