Ahmeti: BDI për 22 vite nuk ka njohur humbje

Sot BDI promovoi Bujar Osmanin kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha  se BDI qe 22 vite nuk njeh humbje, ndaj gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.

“BDI për 22 vite nuk njeh humbje, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe taktikisht. Bashkë më popullin arrijmë gjithcka, ne me popullin ndërtuam një kala, që nuk përmbyset, me flamur, gjuhë, traditë, histori, universitete ndaj e dëshmojmë se jemi dalëzotës dhe fitues gjithmonë”. BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave!/tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share