Të dashur anëtar të Lëvizjes Populli,
Të dashur ministra deputetë, e kryetar komunash,
I dashur kandidat për president Bujar Osmani,
Gjithmonë bashkë me të gjithë ata që filluam uraganin në vitin 1991, lëvizjes Studentore, gjithmonë kemi ëndërruar se si shqiptarët të jenë të bashkuar në një front.
Pse unë kthehem në histori, sepse unë i di ëndrrat e tyre që nuk janë më në mesin tonë, por janë veprat kapitale të tyre, është një shtet që quhet Kosovë më i riu, dhe është një status i ndryshuar politik e juridik i shqiptarëve të Maqedonisë me të gjitha vlerat që i takojnë një populli deri edhe te përfaqësimi i drejtë edhe fetar sepse besimi ynë dhe besimet e të tjerëve nuk ishin legal dhe legjitim në vendin tonë.
Në një takim me Boris Trajkovskin më thotë, lufta juaj ishte e ndershme sepse fitova edhe unë, sepse ai i takonte besimit evangjelist, por besimi i tij kishte qenë ilegal dhe i pa pranuar nga shteti. Fituan të gjithë komunitetet dhe për këtë ne nuk kemi kërkuar tatim pse fituan sepse ne vetë ishim asokohe, të margjinalizuar të papërfillshëm, kërkonim simbole kombëtare vriteshim, kërkonim universitete vriteshim, i vetmi universitet që është hapur me gjak është Universiteti i Tetovës dhe sot kemi tre universitete, bile pse të mos përsëritet, i kemi marrë kazermat e Mlladicit ku janë bërë plane antishiptare.
Këtë ëndërr e vazhduam edhe pas luftës që shqiptarët të bëhen një front, por nuk funksionoi. Por ja që pas 22 e viteve ne arritëm gradualisht që këtë ëndërr bashk ta mbajmë sepse gjërat nuk bëhen vetëm, përse në vitin 2024 duhej ndërtuar ky front, pse unë dhe Skender Rexhepi duhet të evndsim mbi atë parcialen dhe të pëgjithshmen, sepse janë kohë që tani e kërkojnë këtë unifikim dhe bashkim të shqiptarëve në RMV.
Sepse gjërat në politikën globale po shkojnë keq, gjërat në politikat e ndërtimit të shtetit, ne asgjë kundër nuk kemi ndaj partive politike, rrofshin e qofshin, por nuk kanë kapacitete të përballen me të gjitha këto zhvillime që po ndodhin tek ne, rreth nesh, dhe më larg nesh në Europë dhe në Lindjen e mesme.
Prandaj këtij shteti, ky unifikim dhe bashkim, është më se i domosdoshëm që të mbështetet jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga ai turk, boshnjak dhe rom.
Sepse ky front është dalzotës i vërtetë me të gjitha kapacitetet, intelektuale dhe me profesionistë të dalluar, në cilën do skenë, apo kancelari të Europës, e Botës, këto ekipe përfaqësojnë vërtet me faqebardhësi prandaj është domosdoshmëri që të gjithë ne një zëri të mbështesim këto përpjekje që burojnë nga zemra sepse shqiptarët historikisht kanë humbur në momentet vendimtare, kurrë nuk kanë qenë të unifikuar e të bashkuar, tokat shqiptare janë coptuar, prandaj të forcojmë rradhët, nga sot e tutje jeni një trup dhe një popull parti popull, jetësojmë ëndrrat e të parëve tanë, të jetësojmë pozicionet tona të mos biem në grackë dhe propagandë të partive, e partiçkave, por të shqikojmë misionin historik ta mbajmë gjallë dhe suksesshëm më 24 prill mbështesim kandidatit tonë për president, dhe si një trup i vetëm të vazhdojmë më 8 maj të vuloset ajo që pritet nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve të maqedonsië, të fitojë fronti Europian, sepse është një mision në vazhdimësi.
Pse ne po bëjmë përpjekje maksimale drejt anëtarsimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, sepse është alternatvë e vetme. Si mund të ndalim pakësimin e njerëzve tanë duke ikur, ky rrallim mund të ndalet vetëm duke anëtarsuar vendin në BE, ashtu siç kanë bërë shtetet që sot eterojnë në BE dhe njerëzit e tyre kthehen përsëri në vatrrat e të parëve të tyre.
Pse duam të jemi pjesë e BE-së sepse jo vetëm vendi jonë por edhe Ballkani ka nevojë për më shumë paqe dhe stabilitet, për më shumë ardhmëri sepse të gjitha këto që ndodhin rreth nesh e larg nesh, kanë një emërim ajo quhet Rusi dhe ne jo rastësisht jemi dakorduar edhe me Skender Rexhepin, po Europës, jo Rusisë.
Rusia nuk është kafshatë që duhet nënçmuar, sepse ajo ka hyrë në vendin tonë, ka themeluar parti në vendin tonë, ka themeluar mediume në vendin tonë, ka themeluar militantë në vendin tonë që duan ta thyejn rrugën tonë të përcaktuar fortë, se ne duam një Ballkan të paqtë dhe ne duam një vendt tonin të paqtë, dhe të aderuar siç jemi në NATO dhe në BE.
Prandaj ju thërras si vëllau vëllaun për mobilizim të tërrë, më 24 prill kemi zgjedhje referendurm a do ecim përpara apo do ngecim në vendnumëro. Më 8 maj vendoset gjithashtu përsëritje e këtij referendumi a do ecim përpara apo do ngecim në vendnumëro.
E rëndësishme është për ne dukshëm, që këto zgjedhje dhe këtë referendum pa diskutim ta fitojmë, të tjerat u dalim zot ne që na keni besuar ju se si do t’i zhvillojmë ngjarjet që do të pasojnë pas 8 majit.
Nuk na munguan as guximi, as njohuritë as dijenitë, prandaj të gjithë një zëri me punë të korrim sukseset që pirten dhe punëve t’u dalim zot ashtu siç kemi ditur.
Skenderi nuk ka kundërshtuar asnjë veprim, e vendim, por ka qenë në proces në lidhje të ngushtë si për kryeministër si për zhvillimet e tjera.
Me rëndësi është njerëzit t’i bindim që ardhmëria këtu është te ky front te këta njerëz që e kanë përcaktimin me zemër e sjo me fjaë.
Zoti na ndihmoftë, rroftë populli shqiptar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë e paqedashës.