Agresioni i Serbisë në Kosovë, Plenkoviq: Nuk mund të kalojë pa reagim të BE-së

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, foli për mediat.

Ai u pyet për sanksionet ndaj Serbisë pas agresionit në Kosovë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku.

Plenkoviq tha se kjo situatë nuk mund të kalojë pa reagim.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim (me mua, shën.red.), që është mirë, për javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë Borrellit, se si të reagojmë ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq pritet të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit, por jo edhe me Vuçiqin. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share