Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar ka siguruar lëshimin e automjetit transportues për shërbimet e xhamisë në komunën e Haraçinës. Drejtori i agjencisë e bëri të ditur këtë në facebook:
“Komuna e Haraçinës nuk është një “fshat i harruar”, por është një komunë që meriton dhe ka nevojë për përkujdesje të panumërta, sidomos nga institucionet shtetërore, kështu që bashkëpunimi im me qytetarët do të jetë i vazhdueshëm. Aktivitetet tona do të vazhdojnë, nuk do të ndalemi këtu! ”, ka shkruar drejtori i agjencisë, Driton Nebiu në Facebook.