Agjencia për Menaxhim të Pasurisë së Konfiskuar dhuron materiale shkollore për nxënësit e Çashkës | Nebiu: Mallrat e konfiskuar i kthejmë në shërbim të qytetarëve

Agjencia për Menaxhim me Pasurinë e Konfiskuar ka dhuruar sot materiale shkollore për nxënësit e Çashkës së Velesit, përcjell KlanM. Drejtori i kësaj agjencie, Driton Nebiu u shpreh se ky akt simbolik është një shenjë urimi për fillimin e vitit shkollor, duke shtuar se prona e konfiskuar po kthehet në të mirë dhe shërbim të qytetarëve.

“Sot kemi dhuruar për nxënësit e Çashkës 900 pako me mjete shkollore. Jam i gëzuar për dy arsye, e para që tanimë prona dhe mallrat e konfiskuar nuk kalben e prishen nëpër depo si në të kaluarën, por ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve dhe institucioneve ku poashtu janë në interes të qytetarëve. E dyta duam të përcjellim mesazhin se prona e shtetit dhe çdo pasuri e shtetit është e vetë qytetarëve dhe përmes këtyre aksioneve, investimeve e formave të tjera duhet të kthehet në interes dhe dobi të qytetarëve”, ka deklaruar Driton Nebiu.

Në ditët dhe javët e kaluara, Nebiu dhe agjencia e drejtuar prej tij kanë dhuruar mjete për disa institucione shtetërore, kryesisht automjete të konfiskuara./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share