Ambasadorja amerikane Axhela Ageler e ftuar në emisionin “Stadion” në Kanalin 77, u shpreh se qëllimi nuk është që SHBA të ketë listë të zezë, madje ajo thotë se më mirë të mos e ketë atë listë, pra të mos ketë krim dhe korrupsion, por aktualisht, potencon se ka ende shumë kandidatë për listën e zezë.
“Ne nuk kemi rolin e institucioneve për përndjekje në vend. Shpresojmë se do të ketë njerëz në organet e rendit dhe drejtësisë që do të punojnë në ato raste dhe do të mbajnë përgjegjësi të tillë për veprimet e tyre, për diçka që e kemi treguar me prova se ishin pjesë e krimit të organizuar, krimit financiar dhe korrupsionit”, tha Anxhela Ageler.