FORUMI ENERGJETIK MAQEDONAS
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, theksoi se efikasiteti energjetik do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.
Sipas tij, përfundimi i gazsjellësit Greqi-Maqedoni e Veriut nuk do ta kompletojë fotografinë pa interkonektorë shtesë ndaj Evropës Qendrore-Lindore.
Mickoski ekskluzivisht paralajmëroi investimin e huaj të drejtpërdrejtë në pjesën e energjetikës.
“Presim investimet e para të huaja në vend me qeverinë e re me fokus në sektorin energjetik, me instalimin e fermës së re me erë në pjesën lindore të vendit në rajonin Karbincë, Shtio dhe Radovish. Sic jam njoftuar për momentin, parashihet prodhimi I energjisë elektrike afërsisht një teravat orë që do të thotë 20% të prodhimit të gjithmbarshëm elektrik” – tha Hristijan Mickoski.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, në Forumin Energjetik në Shkup, potencoi se siguria energjetike dhe energjia e glelbërt janë dy prioritetet kyce, që duhet t`i tejkalojnë politikat partiake.
“Përfundimi i gazsjellësit Greqi – RMV do ta eleminojë varësinë nga Rusia, si dhe kërcënimet për disa ndërprerje të caktuara në furnizimin me gaz natyror. RMV-ja në masë të madhe u rimëkëmb nga fqinjësia e paqëndrueshme energjetike në periudhën e kalura, por vijnë edhe sfida tjera. E ardhmja e sigurtë energjetike, sjell nevojën për inovacione tjera energjetike duke llogaritur edhe përfundimin e gazsjellësit Greqi – RMV” – tha Anxhela Aggeler.
Këto komente u bënë në edicionin e 7-të të Forumit Energjetik Maqedonas, ku u diskutua siguria energjetike dhe siguria në rajon, transformimi I infrastrukturës energjetike, qëndrueshmëria ekologjike, zbatimi I teknologjive dhe inovacioneve dhe financimi I reformave drejt tranzicionit të gjelbërt. /tvklan.mk/