Ageler: Në RMV nuk ka ndikim specifik të Rusisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, deklaroi sot se në vendin tonë mund të ketë ndikim rus, por se ajo nuk njohuri për ndonjë ndikim specifik. E pyetur nga KLAN MAQEDONI se a ka dijeni se sa mund të jetë ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve, Ageler shtoi se, pavarësisht ndikimeve të huaja mjeti më i fuqishëm i qytetarëve është vota e tyre.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë ndikim eksplicite apo specifike. Siç e përshkruani Ju, unë besoj se ka, sepse në përgjithësi në këtë rajon ka ndikim rus, por unë mendoj se ajo që është më e rëndësishme në këtë periudhë zgjedhore, është që qytetarët e këtij vendi te parashtrojnë pyetje, ti pyesin kandidatët dhe të reflektojnë kur ata votojnë për prioritetet e tyre. Duke shkuar përpara, kjo është më e rëndësishme për mua. Po ashtu është mirë që të edukojnë veten sa i përket procesit dhe kandidatëve, pa marrë parasysh ndikimet, vota është mjeti më i fuqishëm që ata kanë”, tha Angela Ageler./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share