MARFI: MOSNDRYSHIMI I KUSHTETUTËS DO TË NDIKOJË NË RAPORTET RMV – SHBA
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler, beson se është shumë I qartë mesazhi i Senatorit amerikan Kris Marfi, se vendimet e vështira për progresin drejt integrimeve euro-atlantike duhet të merren deri në fund të vitit, njofton KlanM.
“Nëse nuk merren vendimet deri në fund të vitit, me siguri se do të ketë njerëz në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, në Kapitol, që do të pyesin se sa është përkushtimi i RMV-së lidhur me rrugën euro-atlantike. Për këtë shkak nuk duhet të interpretohet deklarata e Senatorit Marfi. Ishte shumë i qartë” – tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-së.
Nëse Maqedonia e Veriut nuk e ndryshon Kushtetutën, kjo do të ndikojë në raportet Shkup – Uashington dhe do të jetë një hap shqetësues për NATO-n – sic njofton KlanM, tha para dy ditëve senatori amerikan nga radhët e demokratëve, Kris Marfi, gjatë takimeve me krerët më të lartë të vendit.
Ai tha se në Shkup kishte mbërritur në emër të SHBA-ve, që të sigurohet se është dërguar mesazhi i fuqishëm për deputetët në Kuvend, që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.
Sipas senatorit amerikan, në kohën kur lufta në Ukrainë ka zgjuar BE-në, kur Rusia është kërcënim serioz për NATO-n dhe për demokracitë evropiane, sic percjell KlanM, Maqedonia e Veriut duhet t`i përfundojë ndryshimet kushtetuese, që i quajti – çështje teknike. /KlanMacedonia/