Ageler: Korridori 8 dhe 10D – kritikat e opozitës për përfitime politike!

“BEHTEL” PUNON SIPAS LIGJEVE – OPOZITA PA FAKTE KRITIKON PROJEKTIN”

Procesi për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, ku është i implikuar edhe kompania amerikane “Behtel” është plotësisht ligjore dhe transparente, për shkak se kjo është mënyra e funksionimit të kësaj kompanie – thotë ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA, percjell KlanM.

Paraqitja e saj në shënimin e nisjes së ndërtimit të autostradave të Korridorit 8 dhe 10D, flet për orientimin e saj pro-amerikan të biznesit.

“Unë para së gjithash jam amerikane, nuk votoj këtu, nuk kam parti në RMV, nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Sidoqoftë unë jam e orientuar pro-bizneseve amerikane dhe në ambasadë bëjmë çmos që të ndihmojmë promovimin e investimeve amerikane, për shkak se kjo nuk është mirë vetëm për kompanitë amerikane, por edhe për qytetarët e këtij vendi” – tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Ambasadorja amerikane Ageler, në intervistë për MIA-n, është shprehur e zhgënjyer për shkak se opozita pa fakte dhe informacione kritikon projektin. Sipas saj, sic percjell KlanM, kjo bëhet për shkaqe politike, për të fituar pikë politike.

Vlerësoj se është shumë zhgënjyese që opozita pa fakte kritikon diçka për të cilën nuk kanë informacione. Këtë e bëjmë vetëm që të jenë kundër Qeverisë. Po, kjo është puna e opozitës, por njëkohësisht jam plotësisht e bindur se procesi ku është I involvuar “Behteli” është tërësisht ligjor dhe transparent, për shkak se ata punojnë në këtë mënyrë. Ndryshe nuk do të kishim projekte gjithandej botës dhe këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk ishin kompani e besueshme. Qytetarët e këtij vendi do të jenë shumë të lumtur t`i kenë Korridorin 8 dhe 10D kur të kompletohen. Bisedimet vazhdojnë, por mendoj se është për të ardhur keq që ka të tillë që pengojnë punën, thjesht për të përfituar politikisht” – tha Anxhela Ageler.

Në intervistën për Agjencinë e Lajmeve MIA, ambasadorja amerikane, Anxhela Aggeler, është prononcuar edhe për përmbajtjen e letrës drejtuar organeve gjyqësore dhe të ekzekutivit, për raportet Shkup-Sofje, për “listën e zezë” të SHBA-së, për vizitën e Kryeministrit Kovaçevski në Uashington, për mediat e të ngjashme. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share