Disa nga ishullorët e vilës së dashurisë, janë mbledhur në një nga ambientet e shtëpisë dhe po flasin për afrimitetin që po tregojnë ndaj njëri-tjetrit dy prej tyre. Bëhet fjalë për Ildën dhe Sergein, dyshja janë parë shpesh herë së bashku në ambientet e vilës dhe kjo duket se ka ngjallur pakënaqësi te Irisi, e cila është çift përkohësisht me Sergein.
Ajo duket se nuk e ka pritur mirë afrimitetin e tyre dhe është shprehur:
“Unë sot nuk dua të fle me Sergein.”
Ndërkohë që reagime ka pasur edhe nga ishullorët e tjerë. Disa mendojnë se ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin dhe thjesht po e përdorin për lojë këtë afrimitet. Episodin e plotë e ndiqni çdo ditë në orën 18:20 në televizionin Klan dhe në kanalin zyrtar të Love Island Albania në youtube./Love Island Albania