Afrim Gashi: Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm

Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm, kur kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lënë dyshime për procesin zgjedhor. Kështu ka deklaruar sot Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, përmes një reagimi për media.
Gashi kërkon që UT-ja të jetë larg ndikimit nga BDI, të cilën ai e quan “parti non grata”.
“Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë ‘non grata'”, thuhet në reagimin e Afrim Gashit./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share