Afrim Gashi nga Tetova: Integrimi në BE nuk bëhet duke amnistuar Gruevskin dhe kriminelët e listave të zeza!

Miqësia shqiptaro – amerikane mbetet e përhershme, sipas Afrim Gashit të Alternativës, i cili në tubimin e parë të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, të mbajtur në tetovë, theksoi se pushteti aktual në Maqedoni për rreth 20 vite e ka refrenin plot me intregrim, ndërsa, siç thotë ai, strofat i ka të mbushura me korrupsion, përcjell KlanM.

“Nëse ata besojnë se integrimi evropian bëhet edhe duke e amnistuar Nikolla Gruevskin dhe kriminelët e listave të zeza, ne kemi dallime të patejkalueshme. Në atë mënyrë ata mund të integrohen në ndonjë union tjetër, por jo në unionin që e synojmë në, në Bruksel. Përveç anëtarësimit në BE, në këtë deklaratë e kemi theksuar qartazi se po aq i rëndësishëm është edhe thellimi i partneritetit tonë me SHBA-në, si aleati ynë më i madh, si mbështetësi ynë në të gjitha proceset dhe si miku më i sinqertë i shqiptarëve në kapërcyell të shekujve që nga koha e presidentit Uillson, që e hapi rrugën e vetëvendosjes së kombeve, kur shqiptarët vatranë këndonin ‘i ke djemtë në Amerikë’ e deri te presidenti Klinton, që i doli zot shpëtimit të kombit tonë”, theksoi mes tjerash Afrim Gashi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share