I tremben regjimit të talebanëve: Kemi një jetë më të mirë këtu
Shumë afganë që kanë frikë nga persekutimi nëse kthehen në Afganistan, janë fshehur në Pakistan për të shmangur zbulimin nga agjencitë e zbatimit të ligjit pas një politikë të qeverisë për të dëbuar të huajt pa dokumente.
Këngëtari afgan, Saleh Zada, 32 vjeç, ka frikë se ditëve të tij të strehimit në Pakistan po i vijnë fundi pasi ai nuk ka dokumentet e nevojshme për të qëndruar në vend.
Saleh Zada, emri i vërtetë, i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, la vendlindjen e tij provincën Badakhshan në verilindje të Afganistanit dhe kaloi kufirin në Pakistan pa vizë një vit më parë.
Ai thotë se u largua nga vendlindja e tij, ku profesioni i tij është tani inekzistent që pasi talebanët ndaluan shfaqjet e muzikore, me shpresën se mund të merrte azil në Shtetet e Bashkuara, Kanada apo Gjermani.
“Jeta ime ishte totalisht në rrezik sepse unë jam muzikant, kështu që për shkak të kësaj, i brakstisa të gjitha ëndrrat e mia, të gjitha gjërat që kisha në Afganistan. Lashë familjen, çdo gjë që kisha. Në fakt punën, e lashë sapo u largova nga Afganistani.”
Saleh Zada është një nga mijëra aktivistët e të drejtave të njeriut që besohet se janë fshehur në Pakistan për të shmangur dëbimin pas vendimit të qeverisë për të larguar emigrantët e huaj nga vendi.
“Është shumë e vështirë të jetosh në Karaçi sepse duhet të punosh, duhet të paguash tarifën e shtëpisë dhe në fakt ke shumë vështirësi dhe gjithashtu unë jam pa dokumente këtu dhe kam frikë tani për shkak të policisë e cila ndoshta mund të më arrestojë këto ditë.”
Ai i druhet të ardhmes së vështirë pas këtij vendimi.
“Por tani nuk e dimë në fakt, e ardhmja jonë është krejtësisht e panjohur dhe nuk e dimë se kur do të arrestohemi, ndoshta oficeri(ët) e policisë mund të na arrestojnë sot ose nesër ose në ditë të tjera. Ne në fakt nuk dimë për këtë rast. Por ne shpresojmë se, ne shpresojmë që Pakistani të mos na deportojë kurrë dhe ata duhet të anulojnë deportimin e refugjatëve afganë.”
Pakistani është shtëpia e mbi 4 milionë emigrantëve dhe refugjatëve afganë, rreth 1.7 milionë prej të cilëve janë pa dokumente. Afganët përbëjnë pjesën më të madhe të emigrantëve – shumë prej tyre erdhën pasi talebanët rimorën Afganistanin në vitin 2021, por një numër i madh ka qenë në këtë shtet që nga viti 1979.
Vendimi i dëbimit erdhi pas sulmeve vetëvrasëse të këtij viti, për të cilat qeveria fajëson emigrantët afganë. Ata i ka fajësuar edhe për shumë aktivitete të tjera të jashtëligjshme.
Qeveria pakistaneze, e cila po Lufton me situatën e vështirë ekononimike pavarsisht një pakete ndihme nga Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë gjithashtu se emigrantët pa dokumente i kanë shteruar burimet e tij financiare për dekada.
Autoritetet pakistaneze filluan dëbimin e të huajve të cilët janë pa dokumente, shumica prej tyre afganë, disa orë përpara skadimit të afatit për t’u larguar vullnetarisht më 1 Nëntor.
Ajo që po strehohet në Pakistan është edhe kjo 23-vjeçare afgane, e cila nuk pranoi të identifikohej për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters.
Ajo thotë se i frikësohet ndjekjes penale nëse kthehet në Afganistan, sepse u konvertua nga Islami në Krishterim në vitin 2019 dhe heqja dorë nga besimi islam është një shkelje e rëndë sipas ligjit islamik.
“Qeveria e Pakistanit, e cila filloi deportimin, një proces që e ka rrënuar plotësisht situatën në atë masë sa që ne jemi aktualisht të mbyllur në shtëpitë tona. Aktualisht jetojmë brenda shtëpisë, por nuk mund ta ndezim rrymën elekrike. Porta është e mbyllur nga jashtë. Jemi mbyllur brenda, nuk mund të dalim, nuk ndezim dot dritat, as nuk mund të flasim me zë të lartë.
Kjo sipas së resë bëhet me qëllimin që fqinjët të besojnë se shtëpia është e pabanuar dhe oficerët e policisë të mos vijnë për t’i dëbuar.
Port ë njëjtën frikë si kjo e re ka edhe ky 35-vjeçar, i cili u largua nga Afganisitani për në Pakistan me vajzën e tij 9-vjeçare.Ai është konvertuar nga feja islame në atë të krishterë dhe i druhet hakmarrjes së telebanëve nëse e kthejnë në Afganistan.
“Vajzat dhe gratë nuk kanë të ardhme në Afganistan. Vajza ime e do Jezusin. Herën e parë që fola për Jezu Krishtin në shtëpi, vajza ime besoi dhe unë me të vërtetë nuk dua që ajo të kthehet në Afganistan.”
Sijal Shafiq, aktiviste e të drejtave të njeriut me bazë në Karaçi, e cila ndihmoi afganët të gjenin strehim përpara politikës së re të dëbimit të Pakistanit, i kërkojnë Gjykatës së Lartë në Pakistan të ndalojë politikën e dëbimit.
“Pasi kam ëndërruar për 15, 16 vitet e fundit se ‘dua të bëhem mjeke’, ‘dua të jem si ky , ose si ajo , dhe befas më thonë se ‘jo, nuk mund tëarsimohesh . , nuk mund të kesh një profesion, nuk mund të dalësh as në publik’, pra gjithcka shkatërrohet. Afganët thonë se nuk duan të shkojnë, më mirë të vdesin. Ka njerëz që nuk kanë as zgjedhje, pra ata nuk mund të kthehen në Afganistan për shkak të besimit të tyre, janë pakicë fetare, nuk kanë ku të shkojnë.”
Qeveria e Pakistanit deri më tani ka refuzuar thirrjet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, grupet e të drejtave të njeriut dhe ambasadat perëndimore për të rishqyrtuar planin e saj të dëbimit, ose për të identifikuar dhe mbrojtur afganët që përballen me rrezikun e persekutimit në shtëpi.
Ambasadat perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë ofruar autoriteteve pakistaneze listat e afganëve që kërkojnë azil politik jashtë vendit dhe kanë kërkuar që ata të përjashtohen nga dëbimi.
Klan News