Aeroporti më i mirë në botë do të eleminojë pasaportat

Zyrtarët e aeroportit Changi në Singapor do të prezantojnë në vitin 2024 autorizimin e automatizuar të emigrimit i cili do të lejojë pasagjerët që të udhëtojnë pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhënat biometrike.

Teknologjia biometrike dhe sistemi i njohjes së fytyrës përdoren në procedura të ndryshme në aeroportin Changi në disa prej pikave të kontrollit.

Risia që pritet të vihet në zbatim do të “reduktojë nevojën që pasagjerët të paraqesin vazhdimisht dokumentet e udhëtimit dhe do ta bëjë procesin më të shpejtë dhe të leverdisshëm”, u shpreh ministrja e Komunikimit, Josephine Teo.

Të dhënat do të përdoren  për të krijuar një “xheton të vetëm identifikues”që do të përdoret nga bagazhet, te autorizimi dhe hipja në avion duke eleminuar dokumentet fizike si pasaportat apo  lejekalimet në aeroport.

Por pasaportat do të kërkohen nga shumë shtete jashtë Singaporit që nuk e ofrojnë këtë autorizim.

I klasifikuar shpesh si aeroporti më i mirë në botë si dhe një prej më të tejmbushurve, Changi iu shërben më shumë se 100 linjave ajrore që fluturojnë drejt 400 qyteteve në 100 shtete dhe territore të botës.

Gjatë Qershorit në të kaluan 5.12 milionë pasagjerë duke kaluar për herë të parë shifrën 5 milionë që prej Janarit 2020 kur ra pandemia e Covid-19.

Vetë aeroporti është si një destinacion dhe ka 4 terminale. Ndërkohë është planifikuar  zgjerimi me një terminal të  pestë  për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve.

Aeroporti Changi po projekton kthimin në nivelet e para pandemisë sa i përket numrit të pasagjerëve dhe trafikut ajror ndaj shpreson se sistemi biometrik do t’i lehtësojë udhëtimet./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share