Aeroporti i Hamburgut rinis fluturimet pas një kërcënimi me bombë të avionit iranian

Trafiku ajror në Aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë, ka rifilluar, tha një zëdhënës pasi një operacioni policor në përgjigje të një kërcënimi ndaj një avioni nga Teherani bëri që të gjitha uljet dhe ngritjet të ndaloheshin.

Një zëdhënës i policisë federale tha për Reuters sot, se oficerët, duke vepruar me kërcënimin e një sulmi të dërguar me email, kontrolluan një aeroplan me 198 pasagjerë nga Teherani që kishte zbritur në qytetin verior gjerman, transmeton klankosova.tv.

Forca ajrore gjermane tha në llogarinë e saj në rrjetet sociale X se e shoqëroi avionin pasi ai hyri në hapësirën ajrore gjermane në lindje të Berlinit për shkak të një kërcënimi me bombë.

”Policia intervistoi pasagjerët, që është procedurë normale kur një kërcënim klasifikohet si serioz”, tha zëdhënësi i policisë.

”Asnjë ngritje apo ulje nuk ishte e mundur sepse brigada e zjarrfikësve të aeroportit u përfshi në kërkim”, shtoi zëdhënësi.

Ngjarja erdhi në ditën e parë të një takimi të posaçëm të qeverisë gjermane dhe franceze në Hamburg, ku morën pjesë kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share