Autoritetet siriane mbyllën aeroportin e Aleppos si dhe të gjitha rrugët që të çojnë në qytet, pasi rebelët që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad thanë se kishin arritur në zemër të Alepos.
Rebelët sirianë, të mbështetur nga opozita, morën nën kontroll qytetin Alepo, i dyti më i madh i Sirisë, gati një dekadë pasi u detyruan të largoheshin nga Asadi dhe aleatët e tij.
Rusia, një nga aleatët kryesorë të Asadit, i ka premtuar Damaskut ndihmë shtesë ushtarake për të penguar rebelët të cilat do të fillojnë të mbërrijnë në 72 orët e ardhshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehu mbështetjen e tij për qeverinë e Sirisë që të rivendosë shpejt rendin dhe tha se sovraniteti i vendit ishte nën sulm.
Ushtrisë siriane i është thënë të ndjekë urdhrat e “tërheqjes së sigurt” nga zonat kryesore të qytetit ku rebelët kanë hyrë.
Mijëra forca opozitare kanë përparuar drejt qytetit të Alepos që nga ofensiva befasuese që nisi të mërkurën.
Ata kanë marrë nën kontroll disa qyteza dhe fshatra. 277 njerëz, duke përfshirë më shumë se 20 civilë, janë vrarë që nga fillimi i ofensivës të mërkurën.
Luftëtarët e opozitës kanë thënë se fushata ishte në përgjigje të sulmeve të shtuara në javët e fundit kundër civilëve nga forcat ajrore ruse dhe siriane në zonat në Idlib të kontrolluar nga rebelët dhe për të parandaluar çdo sulm nga ushtria siriane.
Avancimet e kësaj jave janë më të mëdha të realizuara nga fraksionet opozitare, të udhëhequra nga Hayat Tahriral-Sham.
Këto janë luftimet më intensive në veriperëndim të Sirisë që nga viti 2020, kur forcat qeveritare morën nën kontroll zonat që më herët ishin nën kontrollin e forcave opozitare.
Klan News