Aels Bialiatski dhe dy organizata fitojnë Nobelin për paqe

Organizata ruse “Memorial”,ajo ukrainase “Qendra për Liritë Civile” dhe Aels Bialiatski fitojnë Nobelin për paqe

Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është dhënë një individi dhe dy organizatave. Ales Bialiatski, një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka marr çmimin së bashku me organizatën ruse për të drejtat e njeriut “Memorial” dhe organizatën ukrainase për të drejtat e njeriut “Qendra për Liritë Civile”.

Ales Bialiatski, organizata ruse “Memorial” dhe ajo ukrainase “Qendra për Liritë Civile fituan Nobelin me motivacionin se kanë dëshmuare rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë.

Ata kanë treguar rëndësinë e të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve.

Marrësit e çmimit Nobel janë vlerësuar gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin.

Sipas lajmit të publikuar në BBC, organizata ruse për të drejtat e njeriut “Memorial”, u mbyll këtë vit. Për më shumë se 30 vjet “Memorial”, ka punuar për të “vënë në vend” drejtësinë për njerëzit e ekzekutuar, burgosur apo persekutuar gjatë periudhës Sovjetike./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share