Në krahasim me harxhimet për kultivimin e mollave, thotë Adrian nga Prespa, çmimi që i ofrohet sivjet është 10 denar për kilogram por është qesharak, shton ai në intërvistën e realizuar nga Avni Tahiri për Happy Day.
“Është një çmim qesharak, në krahasim me harxhimet. Vitin e kaluar kishim goxha më tepër mollë, diku 220 ton, këtë vit ndoshta dalin 180 ton shkaku i mundësive, mollës duhet me I dhënë për me dhënë, jemi detyruar ta pakësojmë prodhimin” – thotë Adriani nga Prespa. /KlanMacedonia/