Administrata Gjyqësore sërish në protestë

KËRKOJNË TË KYÇEN NË GRUPIN E PUNËS PËR RRITJE TË PAGAVE

Me kërkesën për paga dinjitoze dhe evropiane, punonjësit në administratën gjyqësore sërish kanë protestuar dhe kanë bllokuar një udhëkryq në Shkup, përcjellë KlanM. Kërkojnë paga më të larta për 78% dhe 35% shtesa të pagave. Gjithashtu kërkohet që edhe ata të kycen në grupin e punës për rritje të pagave.

“Tashmë 7 muaj punonjësit në administratën gjyqësore kërkojnë të drejtat e tyre, për rritje të pagave dhe kthimin e 35% të shtesës së pagës që na u shkurtua kur u rritën pagat e funksionarëve. Nuk do të ndalemi. Kërkojmë që kjo padrejtësi të korigjohet për shkak se në të kundërtën do të paralajmërojmë grevë dhe do t`i bllokojmë të gjitha gjykatat në Maqedoninë e Veriut. Kërkojmë që në ekipin negociues të kycemi edhe ne si sindikata për shkak se për rritje të pagave nuk mund të vendoset pa prezencën e organizatave sindikale”, tha Jasmina Veliçkova./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share