Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë rrugët me trajnerin Alan Giresse.
Giresse u largua nga kjo detyrë pas katër ndeshjesh pa fitore në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Në këto katër përballe, kombëtarja i arriti me Giressen tri barazime radhazi, dhe kulmoi me humbjen e mbrëmshme nga Bjellorusia.
Sot FFK-ja mbajti një mbledhje me francezin, ku përmes një marrëveshje të dyanshme, Giresse u largua nga ky post.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”/
“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës”.