Ademi: Qeveria në ikje ka pasur qasje të sinqertë për ndryshimet kushtetuese

Arbër Ademi nga BDI tha se vendi ynë ka detyra të qarta, duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Këto komente Ademi i bëri në konferencën e organizuar për Ditën e Europës, teksa tha se gati 50 për qind e legjislativit të Maqedonisë së Veriut është harmonizuar me atë të BE-së.

“Të mos angazhohemi për BE-në vetëm deklarativisht. Detyra është e qartë. Ndryshimi i Kushtetutës. Tani dëgjoj politikanë që thonë, që angazhoheshin për ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve. Tani thonë t’i presim zgjedhjet në Bullgari, në Europë, tani në SHBA, pas asaj t’i presim zgjedhjet në Francë, ky cikël është “never ending”. Mendoj se qasje të sinqertë dhe jo vetëm deklarativ kemi pasur nga qeveria aktuale, sepse ende është aktuale, mund të themi në ikje. Kemi pasur propozim të dorëzuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, u shter debati për nevojën për ndryshimet kushtetuese, por gjithsesi them do ta gënjejmë vetveten, qytetarët, fëmijët tanë, të rinjtë, nëse flasim për diçka tjetër dhe nuk flasim për detyrimin konkret prej të cilës varet hapja e klasterëve dhe kapitujve”, tha Ademi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share