Ademi në Klan Debat në Klan M: VLEN-i nuk e ka legjitimitetin e votës shqiptare, ata janë shndërruar në argatë të VMRO-se dhe LSDM-së

Arbër Ademi nga Fronti Europian, duke folur në emisionin Klan Debat në Klan M, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj bllokimit të procesit të vetingut nga partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ademi ka theksuar se Fronti Europian ka bërë thirrje të vazhdueshme për miratimin e ligjit të vetingut për të luftuar diskriminimin e palës shqiptare në organet e drejtësisë.

Ademi ka nënvizuar se Fronti Europian ka demonstruar kapacitetet dhe kuadrot institucionale të nevojshme për të udhëhequr shtetin. Ai ka kritikuar ashpër ata që flasin për një “votë të pastër shqiptare” duke iu referuar koalicionit të tyre me LSDM-në dhe ka deklaruar se humbësit në zgjedhje po përpiqen të përligjin diçka të pamundur, duke cënuar marrëveshjen e Ohrit dhe parimet e badenterit.

“VLEN-i është shndërruar në argat të LSDM-së dhe VMRO-së. Ne prandaj kemi kërkuar veting, dhe u kalua në komision po pastaj u bllokua nga këto dy parti maqedonase. Thuajse çdo dit kam bërë thirrje që të miratohej ky ligj dhe prap u bllokua. Ne po të pajtoheshim me këtë sistem nuk do të dilnim para opiniont. Ne prandaj kemi kërkuar veting në organet e drejtësisë sepse shumë lehtë diskriminohet pala shqiptare.
Ne kemi vërtetuar se kemi kapacitete, dhe kuadro institucionale për ta udhëhequr këtë shtet. Kuadro politike, të specializuara në institucionet shtetëroe më shumë se te Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka.
Sa i përket legjitimitetit, ne kemi fituar shumicën dërrmuese të komunave ku jetojnë shqiptarët, kjo është fakt, që kemi marrëveshje në koalicion me parti të komuniteteve tjera dhe se kemi vota nga ata është fakt, por është fakt që edhe VLEN-i ka vota nga komunitetet tjera.
Është fyerje e intelegjencës të flasë për votën e pastër shqiptare kur kanë qenë pjesë e koalicionit Mundemi me LSDM-në.
Humbësi është humbës, ata duan të përligjin diçka që është e pamundër të përligjin, preket në zemër Marrëveshja e Ohrit, dhe badenteri me këto veprime të tyre”, tha Ademi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share