Ademi: Minimum 4 deri 5 muaj procedura për ndryshimet Kushtetuese

“T`I TEJKALOJMË INATET DHE TË ECIM DREJT ANËTARËSIMIT NË BE”

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese ende nuk ka filluar me punë. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, i cili është edhe pjesë e këtij grupi, mbrëmë në Klan Debat, tha se po pritet kompletimi edhe me ekspertët që të fillojnë procedurat.

E sa i përket afateve….

”Në qoftë se i referohemi afateve dhe përllogaritjes së afateve që parashihen edhe me rregullore, por edhe në qoftë se i referohemi edhe përvojës së ndryshimeve kushtetuese të cilët rrodhen nga Marrëveshja e Prespës, minimum katër muaj e gjysmë na duhet edhe po ti kemi sot votat e nevojshme, shumicën e dy të tretave, minimum na nevojiten katër muaj e gjysmë nga momenti i dorëzimit të një iniciative. A ju besoj që e dini se në nëntor përfundon procesi i skriningut dhe deri në fund të nëntorit do të duhet ta kemi të përmbyllur çështjen e ndryshimeve kushtetuese” – tha Arbër Ademi.

Ademi foli edhe për kërkesën e fraksionit brenda BDI-së, të cilët kërkuan të kenë përfaqësues në Grupin e punës. Këtë kërkesë ky fraksion duhet ta adresojë tek kryetari i BDI-së tha Ademi, duke shtuar se statuti i partisë nuk njeh fraksionet.

E sa i përket largimit të 20 përqindëshit nga Kushtetuta, sic njofton KlanM, Ademi thotë se është dashur të bëhet edhe më herët. Sipas tij, opozita shqiptare nuk guxon ta përdor 20 përqindëshin për pikë politike.

‘Ky përcaktim i yni si parti politike, por edhe si shtet që një ditë e më përpara të bëhemi vend anëtarë i Bashkimit evropian është përcaktim i cili i tejkalon përmasat e inateve, hatërmbetjeve e faktorizimeve për përfitim ditor’‘ – tha Arbër Ademi.

Mendoni që partitë opozitare shqiptare e shfrytëzojnë këtë për të fituar pikë politike?

Jo, unë po them se partitë politike opozitare, me dashamirësinë më të madhe pa kurrfarë arrogance do të thoja se duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Mos të futen në skenarë të dashakqinjëve që nuk e dëshirojnë të ardhmen dhe perspektivën evropiane të këtij vendi.

Ndryshe, ditë më parë, në Klan Debat, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, ishte i prerë: Nëse propozimi i shumicës për ndryshimet kushtetuese nuk përmban edhe heqjen e 20 përqindëshin, ai nuk do të merr pjesë në debat dhe nuk do ti votojë ato.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share