Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në një press për media ka komentuar edhe largimin e Izet Mexhitit dhe dy deputetëve tjerë duke thënë se janë përkdhelur nga Ali Ahmeti dhe shprehin keqëardhje.
“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë patur pozicione të larta partiake, politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkëdhelie dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”, tha mes tjerash Ademi.