Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj një skandali të fundit që përfshin krijimin e një adrese emaili të rreme në emrin e tij në të cilën pretendohej se ai ka ngritur padi ndaj Ministrit të brendshëm dhe disa personave tjerë për shkak të arratisjes së ish ushtarit të UCK-së nga Kosova Blerim Ramadani. Në një deklaratë për KLAN Maqedoni, Ademi e quajti këtë akt si një shpifje dhe montim me motive të ulëta politike.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi
Bëhet fjalë për shpifje, konstrukcione, montime të cilat kanë motive të ulëta politike që ju vijn nga ata të cilët meren me punë të flliqura, të zeza.
Ai theksoi se përdorimi i këtij emaili për të bërë denoncime të rreme ndaj individëve të tjerë është një “akt qyqar” dhe një shembull i abuzimit të emrit të tij.
Arbër Ademi
Pra të hapesh një email të rejshëm, në emrin tim dhe të bësh denoncime, poashtu të rejshme të paqëndrueshme ndaj të tjerëve është një akt qyqar, prandaj shërbtrorët e shërbimeve secrete mund të vazhdojnë të bëjnë konstrikcione të tilla ndërsa unë dhe shumë të tjerë po e përcjellim gjithë deklarimet e eksponentëve politik për përgjegjsi juridike eventuale lidhu me këtë rast.
Ademi u shpreh se ai dhe shumë të tjerë po e ndjekin çështjen me vëmendje, duke theksuar se ata do të kërkojnë përgjegjësi juridike për ata që janë përfshihen në këtë skandal.
Ndryshe eksponent te VLEN-it ishin ata që akuzuna se autor I kallzimit penal është Arbër Ademi. /tvklan.mk