Ademi, Bekteshi dhe Bushi marrin pjesë në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i dhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeparlamentarit dhe kryemininistrit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në pritjen shtetërore, (ceremoninë zyrtare) me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Duke shpërndarë fotografitë nga pjesmarrja, ku shihen me zyrtarë të lartë të shtetit, Ademi, Bekteshi dhe Bushi kanë uruar Pavarësinë e Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkruajti Ademi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share