“Dance Albania” në Tv Klan dhuroi një spektakël të paharrueshëm në këtë natë të 13, konkurrentët përveçse kërcyen me partnerët e tyre balerinë, kanë kërcyer edhe me personazhe shumë të njohur e të dashur për publikun shqiptar.
Monika Lubonja vallëzoi përkrah Melisës, Labinot Gashi me këngëtaren Orgesa Zaimi, Florian Agalliu dhuroi një performancë të shkëlqyer me Cindyn dhe Sabri Fejzullahu “rrëmbeu kupën” për Adelinën.
Cindy dhe Adelina kishin pikë të barabarta kështu fituesin e zgjodhi juria.
“Nuk ëhstë e thjeshtë si Cindy dhe Adelina janë shumë lartë, por preferoj ta marri tresha e të madhit Sabri Fejzullahu”, tha Ilir Shaqiri mendimit të cilit “ ju bashkua” edhe Ermal Mamaqi duke e bërë kështu Adelinën fituese të kupës.
Spektakli u mbyll edhe me një tjetër surprizë, në këtë mbrëmje të veçantë nuk pati eliminime./tvklan.al