Adele i bën dedikimin romantik partnerit të saj në koncert

Këngëtarja e njohur: E dua më shumë se vetë jetën

Koncerti i fundit në Las Vegas i këngëtares Adele ka sjellë jo pak surpriza.

Artistja ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik partnerit të saj përpara mijëra fansave të saj që kishin shkuar për ta parë atë.

Duke iu drejtuar publikut , ajo tha: Sot është ditëlindja e të dashurit tim. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, kështu që a mund t’i urojmë atij ditëlindjen?

Ajo dhe të gjithë të tjerët  të pranishëm ​​më pas filluan të këndonin këngën e ditëlindjes  për Rich, i cili u ul me vajzën e tij Reonna.

Fansat e artistes nxituan shpejt në Twitter për të shprehur dashurinë e tyre për çiftin përmes komenteve të ndryshme të cilat vlerësuan gjestin e artistes.

Vlen të theksohet se Adele dhe Rich kanë filluar të takohen në verën e vitit 2021 ndërsa në Maj të këtij viti dyshja filluan të bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share