Abuzoi seksualisht me të renë, arrest me burg kryeplakut në Shqipëri

Vajza me probleme të shëndetit mendor. I riu në gjykatë mohon akuzat

Arrest me burg caktoi Gjykata e Korçës, për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë, që u arrestua pas denoncimit për abuzimin seksual me një 23-vjeçare, të paaftë për tu mbrojtur, nga i njëjti fshat. Masa e qëndrimit në qeli deri në përfundim të hetimeve u kërkua nga prokuroria, pasi sipas tyre, i riu dyshohet fajtor për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën me probleme të shëndetit mendor.

Para togave të zeza, Rrapo nuk i pranoi akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat e implikojnë atë në këtë ngjarje. Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmive dhe rrethanave të tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes. Në përfundim të saj, trupa gjykuese vendosi që 29-vjeçari Rrapo te hetohet me masë arrest në burg.

Rasti u kallëzua në polici nga babai i vajzës, ndërsa nëna e kryeplakut në një prononcim për mediat mohoi akuzat, dhe kërkoi lirimin e djalit të saj. Vajza ka probleme të shëndetit mendor, pasi ka zhvillim të vonuar, por nuk kurohet dhe nuk ka kartelë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share