“Absurde” që NATO-ja të mos ia ofrojë Ukrainës anëtarësimin, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar NATO-n, duke thënë se është “absurde” që nuk është caktuar një afat kohor që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës”, shkroi ai në një deklaratë në Tëitter, transmeton Klankosova.tv.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës”

NATO ra dakord në vitin 2008 që Ukraina “do” të bëhet anëtare. Por aleanca nuk tha se si dhe kur mund të ndodhë kjo, transmeton Klankosova.tv.

“Tani, rrugës për në Vilnius, ne morëm sinjale se formulime të caktuara po diskutohen pa Ukrainën,” shton ai.

Ai thekson se ky formulim ka të bëjë me “ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s, jo për anëtarësimin e Ukrainës”.

“Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit”, thotë ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share