Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë

NGA E HËNA NISIN TRAJNIMET PËR MESUESIT E DY VENDEVE

Kanë nisur trajnimet për mësuesit në Shqipëri dhe Kosovë pasi duke filluar nga data 1 shtator, nxënësit e klasave të para në të dy vendet do të kenë një abetare të njësuar. Vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Duke filluart nga data 1 shtator, nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë do të kenë një Abetare të Përbashkët Unike. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se këtë të hënë do të nisin trajnimet e para të mësuesve.

“Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.  Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”.

Vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”.

Mediat e Kosovës shkruajnë se abetarja e përbashkët fillimisht do të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit e me pas në ato të Prishtinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share