Analisti Abedin Ismaili në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se VLEN nuk mund të kërkoj shumë ministri në qeverisjen me VMRO-DPMNE-në sepse po hyjnë në koalicion si humbës.
“Nuk mundesh me marr gjysmën e Qeverisë duke qenë humbës siç e mori BDI në vitin 2020. Ndaj unë mendoj që humbjes së LSDM-së i kontribuan vetëm vendimet e LSDM-së gjatë mandatit të saj e jo partia shqiptare në bashkëqeverisjë”, tha Ismaili.
Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se me thyerjen e tabuve si kryeministri shqiptar me zgjedhjet e Talat Xhaferit në atë pozitë, maqedonasit kuptuan se ai ishte i mirë në atë pozitë ndaj kur u zgjodh në mandat të dytë, klima politike ishte e qetë dhe kishte më tepër mirëkuptim. /TvKlan.mk